Vidhen dhe dëmtohen kapakët e pusetave në lagjen Serava (FOTO)

Në adresën zyrtare të gazetës KOHA, kanë arritur disa fotografi nga banorët e kësaj lagje, të cilët shprehin brengën e tyre.
Kapakët e pusetave jo rrallë herë janë cak i qytetarëve të pandërgjegjshëm dhe hajnave. Me këtë problematikë një kohe të gjatë ballafaqohen banorët e Seravës, gjegjësisht qytetarët që jetojnë buzë bulevardit “Makedonska Kosovska Brigada”.

Hapja e puseve të kanalizimit dhe atyre të ujësjellësit për banorët e kësaj ane të Shkupit paraqesin rrezik potencial për tu lënduar. Pavarësisht se deri më tani shumë qytetar kanë pësuar lëndime të lehta dhe disa tjerë i kanë dëmtuar vetura e tyre, ata apelojnë për zgjidhjen e problemit në fjalë.
Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, Dushko Veskovski, për gazetën KOHA, thotë se problemi me dëmtimin apo vjedhjen e pusetave është aktual në çdo kohë, gjegjësisht ata mundohen të gjejnë zgjidhje për çdo ankesë.
“Sinqerisht ne nuk mundemi ta luajmë rolin e policit. Kapakët e pusetave vazhdimisht po vidhen. Jem duke e shqyrtuar ankesën në fjalë”, tha drejtori Veskovski.