KOHA – Rezultatet e anketës të publikuar më 30 janar 2019

73% e lexuesve të Më Afër konsiderojnë se gazetarët duhet të shkruajnë për Kualitetin e shërbimeve shëndetësore, ndërsa në mënyrë të barabartë ju interesojnë temat Mbrojtja e punëtorëve gjatë punës dhe Masat kundër ndotjes 11%, ndërsa për Dhuna në familje kanë votuar 5%. Gjithsej në Anketë kanë votuar 596 votues brenda 26 ditëve.

KOHA – Rezultatet e anketës të publikuar më 4 janar 2019

45% e lexuesve të Koha konsiderojnë se ndjehen të pasigurt në qytetin e tyre, 22% mendojnë se janë të rrezikuar nga qentë endacak ndërsa për 17% ndotja është problemi më i madh. Për 8% problem është transporti në qytet ndërsa 7% konsiderojnë se gazetarët duhet të shkruajnë më shumë për problemet komunale. Sipas kësaj ankete gazetarët e Më Afër Koha kanë bërë kronikat në lidhje me këto tema.

Vidhen dhe dëmtohen kapakët e pusetave në lagjen Serava (FOTO)

Në adresën zyrtare të gazetës KOHA, kanë arritur disa fotografi nga banorët e kësaj lagje, të cilët shprehin brengën e tyre.
Kapakët e pusetave jo rrallë herë janë cak i qytetarëve të pandërgjegjshëm dhe hajnave. Me këtë problematikë një kohe të gjatë ballafaqohen banorët e Seravës, gjegjësisht qytetarët që jetojnë buzë bulevardit “Makedonska Kosovska Brigada”.

Hapja e puseve të kanalizimit dhe atyre të ujësjellësit për banorët e kësaj ane të Shkupit paraqesin rrezik potencial për tu lënduar. Pavarësisht se deri më tani shumë qytetar kanë pësuar lëndime të lehta dhe disa tjerë i kanë dëmtuar vetura e tyre, ata apelojnë për zgjidhjen e problemit në fjalë.
Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, Dushko Veskovski, për gazetën KOHA, thotë se problemi me dëmtimin apo vjedhjen e pusetave është aktual në çdo kohë, gjegjësisht ata mundohen të gjejnë zgjidhje për çdo ankesë.
“Sinqerisht ne nuk mundemi ta luajmë rolin e policit. Kapakët e pusetave vazhdimisht po vidhen. Jem duke e shqyrtuar ankesën në fjalë”, tha drejtori Veskovski.

Bora bllokon fshatin Cërni Vërv (FOTO)

Shkup, 4 janar-Banorët e fshatit Cërni Vërv, Komuna e Studeniçanit, rrethinë e Shkupit, për 24 orë të plota janë të bllokuar nga reshjet e mëdha të borës. Duke alarmuar për gjendjen e rëndë Sabedin Baftijari, nga ky fshat, thotë lartësia e borës ka arritur deri në 120 centimetra, raporton Koha.


“Ju lutemi na ndihmoni. Jemi të bllokuar. Fatmirësisht kemi rrymë. Mirëpo rrugët janë të pa kaluara. Autoritet e Komunës së Studeniçanit i kemi njoftuar dhe jemi duke i pritur të vijnë në ndihmë, por ja që deri më tani ende s’ka asnjë lëvizje”, thotë Bajtijari.
Ndryshe, reshjet e fundit të borës në Maqedoni, kryesisht në viset malor kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e shumë qytetarëve.
Kryetari i Komunës së Studenicanit, Azem Sadiku, për gazetën Koha, shprehet se është i njoftuar me situatë dhe se shërbimet e komunës i kanë ndërmarrë të gjitha masat për pastrimin e borës në fshatin Cërni Vër dhe fshatrat tjera.

“Ne jemi duke punuar në pastrimin e borës. Gjatë mbrëmjes së kaluar kemi dërguar disa automjete përkatëse, mirëpo të njëjta ishin të vogla dhe sot është nisur makineri më e madhe për pastrimin e rrugës. Besoj se deri në fund të ditës e gjithë rruga drejtë Cërni Vërit do të jetë e pastër”, tha Sadiku. (meafer.koha.mk)