Janë prezantuar masat e Programit për uljen e ndotjes së ajrit

Shkup, 16 janar – Menaxhimi i drejtpërdrejtë me burimet e ndotjes, krijimin e vetëdijes publike, nga mosha parashkollore e deri te ajo e pensionit, ndryshime në ligjet të cilat janë të nevojshme dhe zbatimi i Platformës për koordinim dhe ndjekje të realizimit të programit. Këto janë katër komponentët në të cilat bazohet Programi për uljen e ndotjes së ajrit.

Këtë sot e tha zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli në Qeveri ku u mbajt dita e katërt nga vargu i ditëve të hapura për iniciativa të organizatave qytetare, që ka të bëjë me “Planin për ajër të pastër” për vitin 2019 dhe korniza e tij kohore për zbatim.

“Qëllimi i Programit në vitin 2019 është se si të arrijmë sa më shumë shfrytëzues të cilët nuk do të ndotin ajrin. Qytetarët, një pjesë e madhe e tyre, nuk dëshirojnë të ndotin ajrin, por për fat të keq statusi social është ashtu si është, ndërsa detyra jonë është se si të ofrojmë alternativë dhe kjo është detyrë e Programit për uljen e ndotjes së ajrit”, tha Makraduli.

Ai informon se gjatë këtij viti do të realizojnë dy aktivitetet e para. Kjo është kyçja e konviktit të studentëve “Kuzman Josifovski-Pitu” në Shkup në operatorin e ngrohjes. Për momentin aty ka 490 studentë, ndërsa ngrohja është me mazut dhe në periudhën e dimrit shpenzohen 230 tonë. Në nivel vjetor ka shpenzime prej 7,1 milionë denarë, prej të cilave pesë milionë i mbulon shteti. Me kyçjen në operatorin e ngrohjes shpenzimet, siç tha, do të ulen për rreth 5,3 milionë denarë.

Aktiviteti i dytë është koncepti “Gjethi i gjelbër-ajri i pastër”. Bëhet fjalë për iniciativë të Fakultetit të Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit dhe Fakultetit të Pylltarisë në Shkup në secilën komunë të Shkupit, gjegjësisht në një shkollë fillore dhe një çerdhe, të krijohet park nga studentët. Aty të mbillen fidanë të cilët janë autoktonë dhe prodhohen në Maqedoni, në kampusin e tyre i cili është 63 hektarë.

Shefi i kabinetit të kryetarit të Qytetit të Shkupit Nikolla Naumovski iu referua aktiviteteve të cilat i ndërmerr Inspektorati i tyre, në gjelbërimin, ngrohjen e shtëpive dhe transportit.

Naumovski kumtoi se në periudhën e kaluar NQP “Shkupi” duhet të shpallë tender për furnizim të 40 autobusëve ekologjikë me gaz. Pjesa më e madhe e tyre, siç tha, do të jenë me dy pjesë në vend se me dy kate dhe do të transportojnë më shumë pasagjerë.

Paralajmëroi se këtë pranverë do të hapet park i ri pas Filarmonisë së Maqedonisë dhe në një pjesë të çatisë së Qendrës Tregtare të Qytetit.

Në Qeveri morën pjesë edhe pjesëtarë të më shumë organizatave joqeveritare, si “Eko-vetëdije”, “Gou grin”, “Griner”, “Eko skop” dhe “Eko guerila” nga Tetova, të cilët kishin prezantimet e tyre. Shfaqën kënaqësi që po punohet në këtë temë dhe kërkuan që kompetentët të gjejnë mënyrë dhe t’iu ndihmojnë ndërmarrjeve të vogla që ta ndryshojnë mënyrën e ngrohjes, të punohet në ndryshimet klimatike, të sigurohen vendbanime montuese për familjet të cilat punojnë në kushte të këqija në lagjet e Shkupit… “Eko guerila” propozon që t’iu ndihmohet ndërmarrjeve të rajonit të Pollogut, të cilët prodhojnë mobilie. Sipas tyre, ata e ndotin ajrin me atë që ngrohen me materialet që iu mbesin nga puna e tyre dhe është e nevojshme që të vendosin filtra. Vlerësojnë se është e nevojshme që të hapet ndërmarrje e cila do të prodhonte filtra në Maqedoni që të mos importojnë nga vende të tjera.

Rekomandime për mbrojtje të shëndetit nga moti i ftohtë

Shkup, 15 janar – Rregullisht të merret terapia e përshkruar dhe në rast të ftohjes dhe vështirësive në frymëmarrje të bëhet konsultim me mjekun amë, të pihen pije të ngrohta, të shmanget alkooli, të konsumohet ushqim i mjaftueshëm, pasi kjo e mban temperaturën e trupit, e të pavaksinuarit të vaksinohen kundër gripit sezonal, posaçërisht ata të moshës mbi 60-vjeçare dhe të sëmurit kronikë. Këto janë pjesë e rekomandimeve për mbrojtje të shëndetit të popullatës nga valët e ftohta dhe moti i ftohtë në periudhën e dimrit, në pajtim me Planin aksional për parandalim të ndikimit të tij të dëmshëm mbi shëndetin, që e ka përgatitur Ministria e Shëndetësisë.

Pacientët që kanë porobleme me zemrën ose mushkërinjtë e bardha duhet rregullisht ta marrin terapinë e përshkruar, të shmangin stërvitje të rënda në temperatura të ulëta, të veshen në mënyrë adekuate dhe t’i mbrojnë kokën, pëllëmbët dhe shputat. Diabetikët, megjithatë, pëllëmbët dhe shputat e të cilëve mund më lehtë të lëndohen ose gjatë kushteve ekstreme të pësojnë nga ngrirja, duhet të kudjesen që t’u mbeten të ngrohura, ndërsa ata me artritis, duhet rregullisht të marrin terapi dhe t’i ngrohin kyçet e lënduara.

Në rast të temperaturave eksrem të ulëta duhet të shmanget aktivitet fizik në ambient të hapur, të mbahet veshje e trashë dhe këpucë, çizme adekuate për borë dhe akull, të ketë kujdes në sipërfaqe rrëshqitëse, të shmanget dalje jashtë, përveç nëse është e domosdoshme dhe sa më shumë të bëhen lëvizje në hapësira të mbyllura.

Në telefonin falas 15505 mund të paraqitet person në rrezik prej motit të ftohtë (i pastrehë, fëmijë në rrugë…)
Potencohet se të gjitha institucionet shëndetësore publike kanë përgatitur plan për veprim, numër të ekipeve dhe protokoll për funksionim dhe veprim në kushte të motit me borë dhe temperatura të ulëta.

Për tetë vjet 183 mijë qytetarë shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e BE-së

167 mijë qytetarë shqiptarë kanë kërkuar azil në një prej vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në periudhën 2011/2017, ka publikuar Eurostad. në njëmbëdhjetë muajt e vitit, megjithatë, azil kanë kërkuar 16 mijë qytetarë shqiptarë, me çka numri i përgjithshëm i aplikacioneve ka arritur në 183 mijë. Numri prej 167 mijëve është vetëm 53 për qind e atyre që gjatë kësaj periudhe kanë emigruar nga vendi. Sipas Institutit shqipëtar të statistikave nga vendi janë larguar 317 mijë persona. Numri më i madh i personave që kanë kërkuar azil është regjistruar në vitin 2015 ose 68,900, pas çka vërehet ulje e numrit të aplikuesve. në vitin 2016 për marrjen e statusit të azilantit kanë aplikuar 32.900, ndërsa në vitin 2017 rreth 26 mijë qytetarë shqiptarë. Shumica e aplikacioneve për azil në periudhën e raportuar janë në Gjermni ose 90.335 aplikacione. Në vendin e dytë sipas numrit të kërkuesve të azilit është Franca me 40.615 aplikacione, ndërsa menjëherë pas saj është Britania e Madhe me 12.455, pas çka vijnë Suedia dhe Greqia, me 9.310 gjegjësisht 9.200 aplikacione.

Ligji i posaçëm për qentë endacak

Shkup, 6 nëntor 2018 – Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e 101-të ka iniciuar ndryshime në Ligjin për mbrojtje shëndetësore dhe mirëqenien e kafshëve.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave është angazhuar bashkë me Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari me Bashkësinë e Njësive për Vetëqeverisje Lokale të Maqedonisë (BNJVL) dhe në bashkëpunim me Shoqatat qytetare për të drejtat e kafshëve, në periudhë të shkurtër të përgatis ndryshime ligjore që të tejkalohet problemi me qentë endacakë

Anketa

 

Cilat tema dëshironi të trajtohen në Koha?

Rreziku nga qentë endacak
Transporti publik në qytetin tuaj
Problemet komunale
Ajri i ndotur
Siguria e përgjithshme në qytetin tuaj

Shpenzimet e qytetarëve të Maqedonisë gjatë vitit 2018

Për qytetarët e Maqedonisë viti 2018 ka qenë për 1.5% më e shtrenjtë se viti 2017. Në vitin 2018, në krahasim me vitin 2017 ka qenë më shtrenjtë për qytetarët për 1.5% Sipas të dhënave të Entit të statistikave indeksi i shpenzimeve jetësore shënon rritje prej 1.5%, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënon rritje prej 2.7%. Rritje të indekseve vërehet në grupet: Transport për 7.5 %, Pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët për 5.5 %, Rekreacioni dhe kultura për 2.4 %, Restorantet dhe hotelet për 1.9 %, Ushqimi dhe pijet joalkoolike, Mobilje, pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtja e pajisjeve shtëpiake për 0.8 %, Shëndeti dhe komunikimet për 0.7 %, Mallrat dhe shërbimet tjera për 0.5 %. Ulje e indekseve është vërejtur në grupet: Veshmbathje për 0.4 % dhe Arsim për 0.1 %. Grupi i banimit, ujit, energjisë elektrike, gazi dhe derivatet tjera është në nivel me atë të vitit të kaluar. Lëvizja e indeksit të çmimeve me pakicë, në vitin 2018, gjithashtu ka qenë i ndryshëm sipas grupeve të veçanta të prodhimeve. Rritje të indekseve është vërejtur në grupet: Shërbimet për 3.7 %, Prodhimet bujqësore për 3.6 %, Prodhimet industriale joushqimore dhe duhani për 2.5 %, Prodhimet industriale ushqimore për 0.8 %. Grupi i pijeve është në nivel me vitin paraprak.
Burimi: Enti shtetëror i statistikave