Mjek dhe punonjës shëndetësor të sëmurë nga fruthi

Nga fruthi janë prekur edhe katër mjek, një motër medicinale dhe një i punësuar në sportel në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, informojnë nga Instituti për Shëndet Publik.
Të gjithë të prekurit nga fruthi janë nga Klinika për sëmundje të fëmijëve derisa një motër medicinale është nga Instituti për sëmundjen e mushkërive në Kozle dhe kanë pasur kontakte direke me fëmijë të sëmurë nga fruthi. Asnjëri nga këta nuk është hospitalizuar dhe për momentin gjenden në kurim shtëpiak.

Xhaferi të caktojë seancë për masat për ndotjen e ajrit, kërkon Komisioni për transport

Shkup, 24 janar – Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi sa më shpejtë ta caktojë seancë, ku në rend dite si pikë janë vendosur konkludimet me rekomandime dhe masa për zvogëlimin e ndotjes së ajrit, të miratuara në debat publik në Komisionin për transport dhe lidhje në dhjetor të vitit të kaluar.
Konkludim të tillë të enjten njëzëri morën anëtarët e Komisionit për transport dhe lidhje, me iniciativë të deputetes së PDM-së, Liljana Popovska, e cila kërkoi përgjigje ku, si tha, “janë fundosur konkludimet e miratuara” dhe pse nuk u caktua seancë ku duhej të votohen dhe sipas tyre të veprohet, informon Koha.
“Kush i frenon ato masa kundër ndotjes që i miratuam me konsenzus? Të gjithë të pranishmit nga të gjitha partitë dhe deputetët e pavarur konkluduam se duhet të bëhen kontrolle serioze në të gjitha objektet industriale dhe ekonomike, të bëhet regjistrim i ndotësve, të bëhet kontroll i vendndërtimeve, revizion i planeve detajore urbanistike, të zbatohen dispozitat ligjore për gjelbërim të obliguar, të zgjidhen mbeturinat në të gjitha komunat, të përforcohen kontrollet inspektuese edhe në nivel shtetëror edhe në nivel lokal, dhe një sërë punë tjera. Konkludimet tona duhej të kthehen në seancë kuvendore, por nuk kishim seancë”, tha Popovska.
Këtë dimër, shtoi ajo, shihet se e kemi lëshuar, u ngulfatëm dhe jetojmë si në dhomë gazi.
“Të punojmë për luftë kundër ndotjes në janar që të mund të marrim frymë mirë në tetorin-nëntorin e ardhshëm, kur do të fillojnë mjegullat”, tha Popovska.
Kryetarja e Komisionit dhe deputete e VMRO-DPMNE-së, Liljana Zaturovska tha se raportet nga debati publik janë dërguar deri te kryetari i Kuvendit dhe të gjithë subjektet të cilët kanë marrë pjesë në debat dhe se një pjesë e tyre veçmë kanë dërguar mendim. Në pajtim me vendimin e sotëm të Komisionit, sërish do të dërgohet konkludim që të caktohet sa më shpejtë seancë.

Ndotja e ajrit, miratohet plani për vitin 2019

Ndotja e lartë e ajrit në vend ka shtyrë Qeverinë të miratoj një plan të ri për ajër të pastër. Sfidat kundër ndotjes për këtë vit, sipas programit të tyre, do të jenë në ballafaqimin me shkaqet e ndotjes, ngritjen e vetëdijes publike dhe ndryshimet në sistemin energjetik. Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshkanjkovski tha se për këtë qëllim janë ndarë 2 milion euro, me të cilat është paraparë që cilësia e ajrit 2 vitet e ardhshme të përmirësohet për 50%.
Nga Qeveria theksojnw se gjendja alarmante nga ndotja e ajrit do të aktivizojë masat kundër ndotjes nëse dy ditë me radhë niveli i PM grimcave do të kaloj pragun prej 200 mg/m3. Nga Shoqatat ekologjike thonë se këto masa për ajër të pastër duhet të zbatohen menjëherë.
Sipas planit për veprimin e uljes së ndotjes së ajrit për këtë vit, janë përfshirë edhe nismat e tri organizatave qytetare, të cilat kanë të bëjnë me krijimin e një Ueb-faqe të veçantë, ku do të paraqiten masat që duhet t’i zbatojnë institucionet shëndetësore dhe të instalimit të filtrave në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, tek ato që merren me veprimtarinë e drurit.

Lëvizja Eco Guerilla akuzon Qeverinë e Maqedonisë për ndotje të Tetovës

Tetovë, 23 janar – Lëvizja Eco Guerilla nga Tetova ka reaguar përmes një komunikate për opinionin “për joseriozitetin” e Qeverisë së Maqedonisë, e cila dje paraqiti planin strategjik për zhvillimin e infrastukturës rrugore, me të cilin anashkalohet Tetova.
Segmentet rrugore me frekuencë më të madhe qarkullimi në Maqedoni janë Tetovë-Gostivar (rreth 12.000 automjete në ditë) dhe Tetovë-Shkup (rreth 11.000 automjete në ditë). Për të qarkulluar prej këtyre dy segmenteve në rrugën Tetovë-Jazhincë (që ka qarkullim rreth 8.000 automjete në ditë) duhet të hyhet brenda qytetit të Tetovës. Me këtë shkaktohet ndotje dhe kaos i trafikut. Qeveria as në planin për vitin 2019, as në planin strategjik 2019-2030 nuk ka paraparë ndërtimin e qarkores për të lidhur këto rrugë, thekson kjo Lëvizje.
Kërkojmë urgjentisht nga Qeveria të rishikojë planin dhe të ndërtojë qarkoren që do ndikojë dukshëm në ndotjen e ajrit në Tetovë, thuhet në reagim.

Oxhaku i deponisë “Drislla” (Video)

Qyteti i Shkupit vazhdon të prek majën e listës botërore me ndotje të ajrit. Tre ditët e fundit, matjet në Shkup tregojnë 376 mikrogram grimca kancerogjene për metër kub, shifër kjo e cila është e mjaftueshme që kryeqyteti të rangohet në vendin e parë në nivel botëror. Megjithë masat e marra nga Qeveria, ndotja si duket nuk ndalet. Në redaksinë e gazetës KOHA së fundmi ka arritur një video nga ndotja që shkakton “Drislla” e Shkupit, ndërsa shihen oxhaqet që nxjerrin tym të zi. Qytetarët në komente të shumta në rrjetet sociale akuzojnë se pikërisht “Drislla” është njëra nga ndotësit më të mëdhenj në vend.

Drislla në Shkup

Qyteti i Shkupit vazhdon të prek majën e listës botërore me ndotje të ajrit. Tre ditët e fundit, matjet në Shkup tregojnë 376 mikrogram grimca kancerogjene për metër kub, shifër kjo e cila është e mjaftueshme që kryeqyteti të rangohet në vendin e parë në nivel botëror. Megjithë masat e marra nga Qeveria, ndotja si duket nuk ndalet. Në redaksinë e gazetës KOHA së fundmi ka arritur një video nga ndotja që shkakton “Drislla” e Shkupit, ndërsa shihen oxhaqet që nxjerrin tym të zi. Qytetarët në komente të shumta në rrjetet sociale akuzojnë se pikërisht “Drislla” është njëra nga ndotësit më të mëdhenj në vend.

Publiée par KOHA sur Mardi 22 janvier 2019

Pastrues të ajrit në të gjitha klasat në 23 shkolla në Shkup

Në çdo klasë nga 23 shkollat e mesme të Shkupit muajin e kaluar është vendosur pastrues i ajrit, përkatësisht gjithsej 572, për çka Qyteti i Shkupit ka investuar rreth 11 milion denarë.

“Duke u nisur nga fakti se nxënësit kalojnë rreth një të tretën e ditës në hapësirat shkollore dhe se ajo popullatë e re është forcë lëvizëse e shoqërisë, Qyteti i furnizoi pastruesit e ajrit. Nxënësit e shkollave të mesme meritojnë të mësojnë në kushte më të mira dhe për atë investohet në çdo segment të arsimit të tyre, krijohen mundësi për funksionim të pandërprerë në sistemin shkollor dhe krijohen kushte për përparim të cilësisë së procesit arsimor. Qyteti i Shkupit është njësia e vetme e vetëqeverisjes lokale e cila ka siguruar pastrues të ajrit në çdo shkollë të saj dhe për çdo nxënës të shkollës së mesme”, kumtoi Qyteti i Shkupit në vigjilje të fillimit të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2018/2019.

Masa dhe rekomandime të Qeverisë për shkak të ndotjes alarmante

Shkup, 20 janar – Pas njoftimit të marrë nga Ministria e Mjedisit Jetësor se në dy ditët e fundit është tejkaluar pragu i alarmimit të grimcave të pezulluara me madhësi deri në 10 mikrometra (a.q. tejkalim i vlerës prej 188 mikrogram në metër kub) në Manastir, Tetovë, Strumicë dhe Shkup, Qeveria kumtoi se hyn në fuqi masa dhe rekomandime për zbatimin e të cilave i obligon ministritë dhe institucionet kompetente.

MMJPH dhe Ministria e Shëndetësisë obligohen t’u rekomandojnë të gjitha subjekteve juridike (punëdhënës) t’i lirojnë nga obligimet e punës, gratë shtatzëna, personat më të moshuar se 60 vjet, personat me astmë kronike, me infarkt të prekur nga miokardi ose sulm në tru pa dallim të moshës, me rekomandim të mjekut amë.

T’u rekomandojnë punëdhënësve ta riorganizojnë orarin e punës dhe personat të cilët punojnë në vend të hapur të punojnë nga ora 11:00 deri në orën 17:00, të mos organizohen gara sportive dhe manifestime tjera kulturore në vende të hapura dhe të sigurohen kushte për aktivitet të rritur të shërbimeve për ndihmë të shpejtë mjekësore, vizitë shtëpiake dhe shërbim patronazh.

Qeveria është e obliguar t’u rekomandojë të gjitha organeve të drejtorisë shtetërore, agjencitë, fondet, byrotë, entet, ndërmarrjet publike dhe shoqatat aksionare në pronësi shtetërore, si dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale ta zvogëlojnë deri në 50 për qind përdorimin e automjeteve zyrtare dhe të sigurojë kufizim të punëve të objekteve ndërtimore.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq dhe shtëpitë shëndetësore t’u sigurojnë vendstrehim për akomodim të pastrehëve dhe të organizojnë vizita për mbështetje të personave të moshuar ose vetmuar.

Njësitë e vetëqeverisjes lokale obligohet t’i zbatojnë masat e shënuara në planet afatshkurte ose masat afatshkurte të sjellura në këshillat e komunave.

Fatkeqesitë hekurudhore 2017/2018

Loading...

Loading…